Kryeministri vazhdon të qëndrojë në Luginën e Silikonit

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 22:40
Kryeministri vazhdon të qëndrojë në Luginën e Silikonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të qëndrojë në Kaliforni, më saktësisht në Luginën e Silikonit.

Kurti është në vizitë në SHBA që disa ditë dhe deri më tani ka takuar disa përfaqësues të bizneseve dhe atyre të MCC-së.

Ai sot ka njoftuar se ka vizituar kompaninë Uber.

“Në Kaliforni, startup-et në zhvillim që u shndërruan në gjigantë të themeluar—si Uber—na kujton se një vend i ri si Kosova, unik në nivelin tonë të motivimit personal dhe talentit krijues, ka një të ardhme të ndritur në inovacion, duke paraqitur një mundësi të madhe për SHBA-në investim dhe partneritet”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)