A e dini ku mbetën 100 eurot e qeverisë për sektorin privat?
Punëtorët e sektorit privat dhe studentët ende nuk i kanë marrë 100 eurot , të cilat iu premtuan nga kryeministri Albin Kurti, më 12 prill.Shtesat deri tash u kanë dalë vetëm pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit publik.
Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa thotë se për një vonesë të tillë është deklaruar edhe më herët ekzekutivi i vendit por, sipas tij duhet të merret parasysh fakti që në sektorin privat 50% e punëtorëve janë të paregjistruar dhe pa kontrata.
“Ekzekutivi i vendit ka deklaruar publikisht se në sektorin privat do te ketë pak vonesë shpërndarja e ndihmës financiare në vlerë prej 100 euro, por duhet vlerësuar se në sektorin privat afër 50% e punëtorve janë të paregjistruar si punëtor në ATK, dhe pa kontrata ku një numër i bizneseve janë të regjistruar në mënyrë fiktive. Andaj, duhet të verifikohen nga Ministria e Financave në bashkëpunim me ATK, që të skanohet gjendja reale dhe duhet të ketë transparencë të plotë, që mos të ketë keqmenaxhim me paranë publike, pra edhe nga ky këndvështrim e shikojë vonesën në ketë aspekt, dhe jo për ndonjë shkak tjetër”.
Bellaqa thotë se Ministria e Financave duhet të dal me një sqarim në lidhje me këtë vonesë, në mënyrë që mos të ketë keqkuptim por të ketë tranparencë.
“Sugjeroj për shkak të kësaj vonese, MF të del me një sqarim publik në mënyrë që mos të ketë keqkuptim dhe keqinformim por transparenc te tejdukshme”, përfundon Bellaqa.
(Kosova Sot Online)
