Kina qorton shefin e OBSH’së

  • A.P /
  • 11 May 2022 - 22:37
Kina qorton shefin e OBSH’së

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze i ka kërkuar OBSH’së t’i shohë me objektivitet politikat e koronavirusit

Kina i është përgjigjur kritikave të Organizatës Botërore e Shëndetësisë e cila nuk është dakord me strategjinë ”zero Covid-19”.

Përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian Kina i ka kërkuar kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus që të shmangë komentet “e papërgjegjshme“.

Duke folur në një konferencë në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme mbrojti masat për të luftuar pandeminë ndërsa theksoi se shpreson që OBSH do t’i shohë objektivisht politikat e Kinës për Covid-19.

Shefi i OBSH’së, Tedros Adhanom Ghebreyesus i ka kërkuar Pekinit të ndryshonte kursin duke vënë në dukje se qasja “nuk do të jetë e qëndrueshme” përballë varianteve të reja të Covid-19. Kina, ka masa të rrepta pasi po përballet me valën më të keqe të infektimeve që nga kriza shëndetësore e Wuhan, mbi dy vjet më parë, të nxitur më pas nga varianti Omicron.

Autoritetet kineze besojnë se me këtë strategji rigoroze, kinezët kanë jetuar pothuajse normalisht dhe kanë kufizuar numrin e vdekjeve nga Covid-19.

(Kosova Sot Online)