Banesat kolektive në Plemetin, përfshihen nga zjarri
Banesat kolektive në Plemetin janë përfshirë sot nga zjarri.
Kjo është bërë e ditur nga aktivisti i VV-së, Sami Ahmeti.
“Banesat kolektive në Plemetin janë përfshi nga flaka. Banorë të shumtë janë të ngujuar brenda, për më tepër se gjysmë ore as zjarrëfikësit e as ekipet emergjente për tërheqje të qytetarëve nuk janë askund”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga zjarri.
Nga Policia e Kosovës ndërkaq ende nuk kanë folur për rastin.
(Kosova Sot Online)
