Po Suedia a do t’i bashkohet NATO’s?

  • A.P /
  • 12 May 2022 - 19:31
Po Suedia a do t’i bashkohet NATO’s?

Pas lëvizjes së Finlandës për t’u bashkuar me aleancën veriatlantike, Suedia pritet të shpallë vendimin e saj të dielën. Nëse vendi skandinav vendos të bashkohet, do t’i jepte fund 200 viteve të mos-angazhimit ushtarak.

Në Finlandë, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, popullariteti i NATO’s ka arritur në një rekord prej 76%, sipas sondazhit të fundit të opinionit.

Në Suedi situata është ndryshe. Sondazhet sugjerojnë se 57% e popullsisë dëshiron t’i bashkohet aleancës mbrojtëse. Ky proporcion është shumë më i lartë se para luftës, por socialdemokratët e Suedisë janë ndarë për këtë çështje dhe aktualisht janë duke mbajtur një konsultim të brendshëm.

Por vendimi i Finlandës do të ketë një ndikim.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha: “Finlanda është partneri më i ngushtë i sigurisë dhe mbrojtjes së Suedisë dhe ne duhet të marrim parasysh vlerësimet e Finlandës”.

(Kosova Sot Online)