Lladrovci publikon një fotografi të vitit 1999

  • A.P /
  • 13 May 2022 - 17:09
Lladrovci publikon një fotografi të vitit 1999

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një fotografi të rrallë të ditëve të para të pasluftës ku shihet së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, e kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Fotografia është bërë në qytetin e Skenderajt pas çlirimit ku shihen edhe ish-komandantët e përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku e Sylejman Selimi

“Facebook, të rikujton e rikthen momente të paharrueshme. E falënderoj Fahredin Avdiun, për një foto të hershme, pak ditë pas çlirimit të vendit, në Skenderaj, me ish presidentin Hashim Thaçi! Sa më shumë po ecë koha, aq më shumë rritet rëndësia dhe shkëlqimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Lladrovci në Facebook


(Kosova Sot Online)