Jeff Hovenier pret në takim gazetarët
Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier ka bërë të ditur se sot është takuar me redaktorët dhe gazetarët kosovarë.
Hovenier përmes një cicërime në twitter tha se ishte i kënaqur me diskutimet që u bën në këtë takim, duke shtuar se mediat kanë një përgjegjësi të madhe për të ofruar informacion në kohë dhe të saktë për qytetarë.
Po ashtu, në këtë takimi ishte edhe kryeredaktori Shpend Limoni.
“ I kënaqur me një diskutim të sinqertë, të gjerë dhe off-the-record me redaktorët dhe gazetarët kosovarë sot. Zërat e ndryshëm nga mediat e pavarura janë thelbësore për qëndrueshmërinë demokratike të Kosovës. Mediat kanë një përgjegjësi të madhe për të ofruar informacion në kohë dhe të saktë për qytetarët”.
(Kosova Sot Online)
