Sekuestrohen dhjetëra aparate për prodhimin e kriptovalutave Bitcoin në Prishtinë

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 09:55
Sekuestrohen dhjetëra aparate për prodhimin e kriptovalutave Bitcoin në Prishtinë

Në një lokalcion në Prishtinë janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave Bitcoin.

Policia thotë se për 55 prej tyre nuk është prezentuar dokumentacioni i nevojshëm, ku më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

KONTRABANDIM ME MALLRA /Prishtinë (NN) 14.05.2022 – 11:00. Raportohet se në një lokacion të dyshuar janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave BITCOIN ku për 55 prej tyre nuk është prezentuar dokumentacioni i nevojshëm, e më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet.


(Kosova Sot Online)