Osmani pret në takim ambasadoren e Suedisë

  • A.P /
  • 18 May 2022 - 16:46
Osmani pret në takim ambasadoren e Suedisë

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ambasadorja suedeze ka njoftuar se aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO dhe siguria në Evropë ishin temat kryesore që ka diskutuar me shefen e shtetit.

“Aplikimi i Suedisë për t’ju bashkuar NATO-s dhe mjedisi i përkeqësuar i sigurisë në Evropë ishte tema kryesore që e diskutuam me presidenten Vjosa Osmani sot. Faleminderit që na pritet dhe për diskutimin e mirë”, ka shkruar ajo.

Suedia dhe Finlanda, dy shtete neutrale ushtarakisht deri më tani kanë aplikuar zyrtarisht për tu anëtarësuar në Aleacën VeriAtlantike.

(Kosova Sot Online)