Lekaj për vendimin e Apelit: Çdo cent t’u kthehet qytetarëve

  • A.P /
  • 18 May 2022 - 21:36
Lekaj për vendimin e Apelit: Çdo cent t’u kthehet qytetarëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vërtetoi vendimin e Themlores për pezullimin e vendimit të ZRrE-së lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se çdo cent i marrë kundërligjshëm me vendimin e ZRrE-së, duhet t’u kthehet qytetarëve.

“Ndihem mirë sepse vazhdimisht e kam kritikuar këtë vendim si të kundërligjshëm dhe që ka dëmtuar qytetarët, prandaj në këtë kohë të rëndë ekonomike, Qeveria dhe ZRRE duhet të kërkojnë falje publike dhe duhet të ju kthejnë çdo cent secilit qytetarë të vendit”, ka thënë Lekaj.

Postimi i plotë:

Çdo cent i marrë kundërligjshëm me vendimin e ZRRE-së, t’u kthehet qytetarëve

Të nderuar qytetarë, tani në media po qarkullon lajmi që Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e rregullatorit për energji dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ky është lajm i mirë për të drejtën e qytetarëve.

Ndihem mirë sepse vazhdimisht e kam kritikuar këtë vendim si të kundërligjshëm dhe që ka dëmtuar qytetarët, prandaj në këtë kohë të rëndë ekonomike, Qeveria dhe ZRRE duhet të kërkojnë falje publike dhe duhet të ju kthejnë çdo cent secilit qytetarë të vendit!

(Kosova Sot Online)