Vdes mjeku Ali Thaçi

  • A.P /
  • 18 May 2022 - 17:15
Vdes mjeku Ali Thaçi

Ka vdekur mjeku nga Skënderaj, Ali Thaçi.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

“Ndahet nga jeta Dr. Ali Thaçi. Dr. Ali Thaçi ka lindur në qytetin e Skenderajt.Dr. Thaçi ka shërbyer për vite me rradhë si mjek në po të njejtin qytet”, thuhet në postimin e Odës së Mjekëve në Facebook.

“Si një ndër kontributdhënësit më të mëdhenjë, padyshim që do të vihet re mungesa e tij”, thuhet në postim.


(Kosova Sot Online)