
Ambasada e Kosovës në Zvicër me një apel të rëndësishëm për mërgimtarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, ka njoftuar bashkatdhetarët rreth pajisjeve me dokumente, duke rekomanduar që pasaporta, fletudhëtime e certifikata të bëhet më herët, para sezonës së verës.
Në mënyrë që pritja për të aplikuar të jetë më e vogël, rekomandohet që aplikimi për disa nga dokumentet të bëhet më herët, para sezonës kur kërkesa për këto shërbime është më e vogël.
“Gjatë sezonës së verës shumica prej jush kaloni pushimet në vendlindje, rrjedhimisht është një sezonë me shtim të volumit të punës në konsullatat tona të cilat ofrojnë shërbime për tu pajisur me dokumente të ndryshme si: pasaporta, fletudhëtime, certifikata etj. Në mënyrë që pritja për të aplikuar të jetë më e vogël, rekomandohet që aplikimi për disa nga dokumentet të bëhet më herët, para sezonës kur kërkesa për këto shërbime është më e vogël”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Njoftimi i plotë:
Të dashur bashkshtetas tanë në Zvicër,
Gjatë sezonës së verës shumica prej jush kaloni pushimet në vendlindje, rrjedhimisht është një sezonë me shtim të volumit të punës në konsullatat tona të cilat ofrojnë shërbime për tu pajisur me dokumente të ndryshme si: pasaporta, fletudhëtime, certifikata etj. Në mënyrë që pritja për të aplikuar të jetë më e vogël, rekomandohet që aplikimi për disa nga dokumentet të bëhet më herët, para sezonës kur kërkesa për këto shërbime është më e vogël.
Prandaj si informata që do të mund t’u ndihmojnë në këtë drejtim janë:
– Aplikimi për ripërtrirje të Pasaportës mund të bëhet deri në 1 vit para afatit të skadimit të dokumentit,
– Certifikatat nga regjistri i gjendjes civile kanë afat të përdorimit deri në 6 muaj,
– Afati i përdorimit të fletudhëtimit është 30 ditë.
Gjithashtu, për shkak të ngarkesës në sistemin telefonik të Ambasadë dhe në Konsullata ku ndonjëherë është i pamundur absorbimi i të gjitha telefonatave, prandaj si mjete alternative komunikimi për të marrë përgjigje në pyetjet e juaja rekomandojmë të kontaktoni nëpërmjet email adresave:
apo nepermjet messengerit te faqes ne facebook të Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!.
(Kosova Sot Online)