Kjo është rezoluta e propozuar nga AAK pas debatit për sigurinë në vend

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 19:36
Kjo është rezoluta e propozuar nga AAK pas debatit për sigurinë në vend

Kjo është rezoluta e propozuar nga AAK pas debatit për sigurinë në vend

Pas përfundimit të seancës së thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të debatuar lidhur me situatën e sigurisë në vend, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka paraqitur rezolutën me rekomandime me përfundimin e debatit për çështjen e ngritur.

“Pas përfundimit të debatit, shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, në cilësinë e propozuesit të debatit paraqiti një rezolutë për votim me disa rekomandime. Në mungesë kourumi, u vendos që rezoluta të hidhet për votim në ndonjë seancë të ardhshme”, thuhet në njoftim.

Pikat e rezolutës së AAK-së janë: 

·    Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet mbi prioritetet çështjet që lidhen me siguri;

·      Të miratohet dhe procesohet sa më shpejtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare së Kosovës;

·      Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së;

·      Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;

Mbështetja e Fondit të Sigurisë;

·      Krijimi i tri kushteve minimale për Policinë e Kosovës:

o   Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të Pagave;

o   Sigurimi Shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës;

o   Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm;

·      Mbështejta e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës.

(Kosova Sot Online)