Alarm bombe në festivalin “Mirëdita, dobar dan”
Një alarm për bombë është dhënë në edicioni i nëntë i festivalit “Mirëdita, dobar dan!” që po mbahet në Beograd.
Pjesëmarrësit janë detyruar të dalin jashtë vendit ku ishte e paraparë të mbahej festivali.
Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që nga themelimi i tij në vitin 2014, është shoqëruar me protesta të organizatave dhe partive të djathta në Serbi – ata kërkuan ndalimin e festivalit dhe tentuan të pengojnë mbajtjen e tij.
Mirëpo, këtë herë, sipas Haradinajt, nuk ka protestues sikurse herave të kaluara.
Festivali “Mirëdita, dobar dan” mbahet në Beograd që nga viti 2014, me qëllim të krijimit të një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.
Festivali, prej vitesh, shoqërohet me thirrjet dhe përpjekjet e organizatave dhe të partive të djathta në Serbi për ndalimin e tij.
(Kosova Sot Online)
