LDK përfshin kërkesat e qytetarëve në programin ‘Lidhja për të Ardhmen’

  • A.P /
  • 26 May 2022 - 20:15
LDK përfshin kërkesat e qytetarëve në programin ‘Lidhja për të Ardhmen’

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka filluar sot takimet me qytetarët e Kosovës.

Në kuadër të diskutimit sot në Lipjan, partia opozitare filloi përfshirjen e kërkesave të qytetarëve për hartimin e programit qeverisës “Lidhja për të Ardhmen”.

Mes qindra qytetarëve të mbledhur sot, kishte kërkesa të ndryshme, por që kryesisht përfshinin arsimin, shëndetësinë dhe drejtësinë.

(Kosova Sot Online)