Ministrja e Turizmit e Shqipërisë: Prishtina e ka detin Adriatik dhe Jon

  • A.P /
  • 27 May 2022 - 18:05
Ministrja e Turizmit e Shqipërisë: Prishtina e ka detin Adriatik dhe Jon

Ministrja e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka folur për potencialin e turizmit në Shqipëri dhe shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kumbaro tha se Prishtina e ka detin Adriatik dhe Jon sikur Tirana që e ka stacionin e skive në Brezovicë

“Uroj që të shtohen kapacitetet pritëse në Kosovë sepse ka kërkesa të shqiptarëve nga Shqipëria. Prishtina ka det, e ka detin Adriatik dhe Jon dhe ne e kemi stacionet e skive në Brezovicë”, tha ajo.

Duke folur për shkëmbimet në fushën e Turizmit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ajo përmendi festivalin ndërkombëtar që mbahet në Shëngjin e që organizohet nga një ekip kosovar.

“Unë isha dje në Shëngjin dhe bisedova me disa djem nga Prishtina që organizojnë një festival ndërkombëtar, as nuk është festival i Kosovës dhe as i Shqipërisë është ndërkombëtar. Unë ndjehem shumë krenare që kemi shumë artistë nga Kosova dhe kjo gjë ndodh pa asnjë dallim në Shëngjin ku deti i Shëngjinit ishte deti i këtij festivali dhe këtu ne flasim një gjuhë që është gjuhë e zemrë në cdo vend të botës ka shumë dialekt”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)