Meghan Markle viziton memorialin e masakrës së Teksasit

  • A /
  • 27 May 2022 - 21:46
Meghan Markle viziton memorialin e masakrës së Teksasit

Meghan Markle ka bërë një vizitë të papritur në një memorial të ngritur për 21 viktimat e masakrës në  një shkollë fillore në Teksas.

40-vjeçarja, dukej e zhytur në mendime ndërsa vendosi edhe disa lule të bardha me një fjongo vjollcë në  memorialin jashtë gjykatës së qarkut Uvalde.

Dukesha e Sussexit kryqëzoi krahët ndërsa ecte përreth duke parë emrat e viktimave. Ajo ishte e veshur thjesht me xhinse, atlete dhe një kapele.

Sipas një zëdhënësi të Dukeshës së Sussexit, Meghan e bëri këtë vizitë duke qenë edhe ajo vetë një  nënë, për t’i ofruar ngushëllimet dhe mbështetjen e saj një komuniteti që tashmë po përjeton dhimbjen më të madhe.

Kjo nuk është paraqitja e parë e Markle në një memorial të viktimave nga të shtënat.

Në vitin 2019, Meghan, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Princi Harry, bëri homazhe për viktimat e masakrës së Christchurch, Zelanda e Re, në të cilën një person i armatosur hapi zjarr në dy xhami duke lënë të vdekur 51 persona dhe 40 të plagosur.

 

(Kosova Sot Online)