Ambasadori britanik i shkon Kurtit në vizitë

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 19:48
Ambasadori britanik i shkon Kurtit në vizitë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit. Duke biseduar për çështjet e sigurisë u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare.

Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjelltë.

(Kosova Sot Online)