Meta denoncon Ramën

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 20:07
Meta denoncon Ramën

Duke iu përgjigjur akuzave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, për çështjen e detit, Presidenti Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk i ka paraqitur asnjëherë një kërkesë për autorizim për këtë çështje.

Në një konferencë për media, Kreu i Shtetit tha se që nga ky moment e deri më 24 korrik është i hapur për t’u përgjigjur e për të dhënë sqarime në Kuvend apo në komisionet parlamentare për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

(Kosova Sot Online)