Refugjatja ukrainase dallon plaçkat e shtëpisë mbi tankun rus

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 18:38
Refugjatja ukrainase dallon plaçkat e shtëpisë mbi tankun rus

Një refugjate ukrainase ka dalluar mbi një tank rus orenditë e saj shtëpiake, që i ishin vjedhur kur nisi lufta.

Alina Koreniuk tha se tanku po transportonte boilerin e ri që kishte blerë, mbulesë tavoline, çarçafë me personazhet e Disney dhe një batanije të kuqe.

Tanku ka qenë duke lëvizur në Popasna, një qytet në rajonin e Luhanskut, të cilin rusët e kanë marrë nën kontroll që nga 8 maji.

Gruaja ukrainase që tani jeton në Angli, tha për BBC: “E dinim që gjithçka që rusët nuk do ta shkatërronin, do ta vidhnin. Ka shumë shtëpi në Popasna që janë bastisur.

(Kosova Sot Online)