
Vuçiq betohet ‘ta ruajë Kosovën’

Qysh në orët e hershme të mëngjesit u përgatitën që të nisen për në Beograd. Veshja e tyre tregon se do të shkojnë në një ceremoni të rëndësishme.
Autobusët e mbushur me rreth 200 serbë të veriut, u nisën drejt kryeqytetit serb, ku u mbajt ceremonia e inaugurimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
E ata që nuk udhëtuan, mbushën kafiteritë në sheshin kryesor të veriut të Mitrovicës. Një i ri nga Mitrovica thotë se nuk i interson politika, për dallim nga familjarët e tij që çmenden për Vuçiqin.
Por, a pret Todoroviq që gjatë këtij mandati Vuçiq ta njohë Kosovën?
Ndonëse jo fizikisht, qytetarët tjerë thonë se kanë përcjellë nëpërmjet mediave betimin e Vuçiqit.
Ndaj këtij të fundit nuk ndalen falënderimet.
Por, çfarë mendojnë shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës?
Pikërisht për Kosovën foli edhe Vuçiq pas ceremonisë së betimit, duke i shfaqur pretendimet për shtetin fqinj.
Këtë të martë, Vuçiq nisi mandatin e tij të dytë presidencial pas zgjedhjeve të 3 prillit ku fitoi rrteh 60 për qind të votave që në raundin e parë.
(Kosova Sot Online)