Arrestohet ferizajasi derisa tentonte ta kalonte kufirin

  • A.P /
  • 01 June 2022 - 20:06
Arrestohet ferizajasi derisa tentonte ta kalonte kufirin

Sot është arrestuar P.SH, 31-vjeçar në pikën kufitare në Han të Elezit.

Policia e Kosovës në Ferizaj përmes një komunikate për media ka thënë se 31-vjeçari ishte në kërkim, ndërsa sot është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Ai ishte i kërkuar për veprën penale ‘’ Lëndim trupor ’’  me dënim burgimi prej shtatë muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.

(Kosova Sot Online)