Mbledhja e bordit të drejtorëve të AKP-së

  • 01 June 2022 - 21:15
Mbledhja e bordit të drejtorëve të AKP-së

KOMUNIKATË PËR MEDIA

MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së

Prishtinë – Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Bordi shqyrtoi raportin mujor tëmenaxhmentit për periudhën paraprake si dhe shqyrtoi raportin për mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave nga objektet private në objektet e NSH-ve, më tutje bordi diskutoi për planin dinamik për përgatitjen dhe publikimin e listave të punëtorëve të NSH-ve në likuidim, por që s’kanë asete të shitura. Bordi aprovoi Raportin e aktiviteteve të AKP-së për periudhën tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022,

Bordi gjithashtu miratoi transferin pronësor të pronës shoqërore(për gjykatën në Prizren), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për gjykatën në Prizren)të pronës shoqërore 9013-2 Prizren të NSH Ndërmarrja e Pyjeve(PRZ023).

Aprovoi Raportin e Komisionit të Banesave., transferimin e pronës shoqërore 608-1 dhe 610-1 Mitrovicë të NSH Jugobanka (MIT101), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për gjykatën në Mitrovicë), Miratoi transferimin pronësor të pronës shoqërore nr. 7495-2 të NSH Jugopetroll (PRN170) te Qeveria e Kosovës, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Me tutje shqyrtoi dhe aprovoi shpërndarjetpërkreditorët e ndërmarrjeve;

NSH Fabrika e Pompave me Piston, Deçan, PEJ078

NSH Agimi Mishi, Gjakovë PEJ095;

NSH Morava e Binçës, Gjilan, GJI037

NTSH Rugova

NSH UTVA Pejë,

NSH Eurometal Ferizaj

NSH Radusha Istog

Gjatë kësaj mbledhje Bordi me qëllim të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, parqe ) dhee projekteve të tjera në shërbim të qytetarëve, mori vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten tek Komunat për të mirën publike pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

(Kosova Sot Online)