Kurti në Sllovaki merr pjesë në Forumin e Bratislavës

  • A.P /
  • 02 June 2022 - 15:54
Kurti në Sllovaki merr pjesë në Forumin e Bratislavës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë  pjesë në Forumin e Bratislavës GLOBSEC 2022.

Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.

Pjesë e këtij forumi është edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këta dy pak më parë njoftuan se kanë zhvilluar një takim ku temë kryesore ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe e ardhmja e tij.

(Kosova Sot Online)