Vdekja e Nazmi Grabovcit/Prokuroria tregon detajet
Djali i vëllait të ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, është gjetur sot pa shenja jete brenda një veture në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se trupi i pajetë i Nazmi Grabovcit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ajo tha se në vendin e ngjarjes kanë qenë njësitet relevante dhe vdekjene viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ulaj tha se rasti është inciuar si “Hetim i vdekjes”, derisa zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se sipas informacioneve të para ka elemente të vetëvrasjes.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci.
(Kosova Sot Online)
