Newsweek citon inteligjencën amerikane: Putin ka kancer

  • A.P /
  • 02 June 2022 - 19:28
Newsweek citon inteligjencën amerikane: Putin ka kancer

Presidenti rus, Vladimir Putin është i sëmurë me kancer dhe i është nënshtruar një trajtimi në prill. Pas njoftimit nga kreu i inteligjencës ukrainase, konfirmimi vjen tashmë edhe nga inteligjenca amerikane.

Lajmi është raportuar nga Newsweek, duke cituar inteligjencën amerikane, sipas së cilës presidenti rus i kishte shpëtuar një atentati në mars.

Inteligjenca amerikane është e shqetësuar për një Putin gjithnjë e më “paranojak” që e bën luftën në Ukrainë të paparashikueshme, raporton a2news.

Në raportimin e vlerësimeve të tyre për Newsweek, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se izolimi në rritje i Putinit e bën më të vështirë për inteligjencën që të japë një vlerësim të saktë të shëndetit fizik dhe mendor të kreut të Kremlinit.

(Kosova Sot Online)