Jahjaga takoi David Miliband, diskutuan për të arriturat dhe sfidat e Kosovës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me ish-sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Miliband. Ky i fundit aktualisht drejton Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit.
Jahjaga nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, thotë se me Miliband diskutuan për punën në Kosovë të organizatës të cilën ai drejton, IRC.
Ajo tha se falënderoi britanikun, për kontributin që ai dha ndër vite për Kosovën.
“Pata kënaqësinë e veçantë të takohem me z. David Miliband, President i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC), me të cilin biseduam për një sërë temash përfshirë punën në Kosovë të organizatës të cilën z. Miliband e drejton, si dhe për të arriturat dhe sfidat e Kosovës dhe Ballkanit”, shkroi Jahjaga në Facebook.
“Z. Miliband, i cili ka shërbyer si Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka dhënë një kontribut të madh në arritjen e statusit final të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Për të gjithë kontributin e tij ndër vite, e falënderova z. Miliband, duke e siguruar që ai zë një vend të veçantë në historinë moderne të Kosovës”, shtoi ajo.
Shkrimi i plotë i Jahjagës në Facebook:
Pata kënaqësinë e veçantë të takohem me z. David Miliband, President i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC), me të cilin biseduam për një sërë temash përfshirë punën në Kosovë të organizatës të cilën z. Miliband e drejton, si dhe për të arriturat dhe sfidat e Kosovës dhe Ballkanit.
Z. Miliband, i cili ka shërbyer si Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka dhënë një kontribut të madh në arritjen e statusit final të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Për të gjithë kontributin e tij ndër vite, e falënderova z. Miliband, duke e siguruar që ai zë një vend të veçantë në historinë moderne të Kosovës.
(Kosova Sot Online)
