
Cilat institucione keqmenaxhuan me paranë publike?

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar gjetjet dhe parregullsitë që janë identifikuar nëpër institucionet publike të vendit për vitin 2021.
48 institucione në Kosovë ishin në qendër të analizës nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
E kur dolën gjetjet për pasqyrën financiare të tyre, nga ky institucion u identifikuan shumë parregullsi.
Këto në Ministrinë e Shëndetësisë kishin të bënin pikërisht me numrin e lartë të specializantëve.
Kontrolli nga ana e zyrtarëve përgjegjës të ministrisë kishte munguar, kësisoj pati lëshime.
Paga për një punëtore ishte tejkaluar për 1 mijë e 800 euro.
Ministria nuk kishte vepruar në mënyrë ligjore, as kur në gjashtë fatura nuk kishte ndarë vlerën e TVSH-së, siç kërkohet.
Punët e tyre ndërlidhen më së shumti me shifra, por te këto u identifikuan disa telashe në Ministrinë e Transfereve dhe Financave.
Plot 1.2 milionë euro u shpenzuan duke paguar më shumë pensione, ndonëse qytetarët nuk mund të përfitojnë më shumë se një skemë sociale.
Gjetje pati edhe për institucionet në nivel lokal.
Kësisoj, në komunën e Gjakovës u evidentuan pagesa mbi 15 mijë euro për punë të pakryera.
Ndërsa në komunën e Vitisë pati parregullsi në procesin e ndarjes së subvencioneve.
(Kosova Sot Online)