Ganimete Musliu: Liburn Aliu duhet me shku në shpi

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 17:56
Ganimete Musliu: Liburn Aliu duhet me shku në shpi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se ministri Liburn Aliu duhet të japë dorëheqje pas raportimeve në media.

“Liburn Aliu duhet me shku në shpi, me gjithë këto akuza që po I bëhen. Ai duhet me shku në shpi. S’ka kredibilitet”, ka thënë Musliu 

Ajo tutje ka thënë e kryeministri Kurti madje s’duhet të pres fare që Aliu të japë dorëheqje, por që s’i kryeministër të marrë vendim dhe ta shkarkojë Aliun nga pozita e ministrit.

“Kurti duhet me pas guxim me i shkarku ministrat e korruptuar”, ka deklaruar tutje Musliu.

(Kosova Sot Online)