Policia apelon për kujdes të shtuar te pjesëmarrësit në trafik

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 19:50
Policia apelon për kujdes të shtuar te pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në trafik, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave vazhdon me shtimin e masave të sigurisë në trafikun rrugor, duke implementuar planet operative aktive si : “Siguria në trafikun rrugor”  & ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor” si dhe “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njoftoi se muajin që e kemi lënë pas u shqiptuan 4291 gjoba  për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

“Gjatë periudhës kohore nga data 01.05.2022 deri me datën 31.05.2022 janë shqiptuar 4291 gjoba  për kundërvajtje të ndryshme në trafik prej të cilave në kuadër të planit operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve” janë shqiptuar  137 gjoba për mjetet e transportit publik të udhëtareve, prej të cilave 29 tiketa për personat juridik”.

“Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.”

(Kosova Sot Online)