Ramush Haradinaj: Liburn Aliu është baba i korrupsionit

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 22:00
Ramush Haradinaj: Liburn Aliu është baba i korrupsionit

Liburn Aliu i është përgjigjur ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, për punësimin e Nexhat Krasniqit, të cilin Haradinaj thotë se VV dikur e quante të korruptuar dhe “baba të tenderëve”.

“Nexhat Krasniqi, dikur mbase ka mund të ketë qenë i larguar nga puna, në kohën kur kam ardhur unë ministër, ai ka qenë i kthyer në detyrën që e ka pasur deri tash. E ka kthyer Autoriteti i Shërbyesve Civilë”, tha Aliu.

Ministri gjithashtu u pyet po për deklaratën e Haradinajt i cili e quan Aliun, “baba të korrupsionit”

“Jo bre nuk dua as me u marrë me atë çështje”, tha Aliu.

(Kosova Sot Online)