Liburn Aliu: E kam takuar Martin Berishajn, i besoj

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 22:24
Liburn Aliu: E kam takuar Martin Berishajn, i besoj

Liburn Aliu ka folur edhe për ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj i cili dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Paraprakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.

“Unë e njoh, kam pasur rast me e taku z. Martin Berishaj, besimi im është në anën e tij”, tha Aliu.

“Faktimi i sulmit ndaj tij dh niveli i sulmit çfarë ka qenë ndaj tij pasi është i VV’së, ka qenë prapë, jo proporcional në raport situatën në të cilën ka qenë dhe natyrisht që edhe aktivistët i dalin në mbrojtje”, shtoi ai.

“Unë e njoh z.Martin Berishaj dhe e respektojë”, përfundoi Aliu.

(Kosova Sot Online)