25 të vdekur dhe qindra të lënduar pas shpërthimit në një depo

  • A.P /
  • 05 June 2022 - 09:24
25 të vdekur dhe qindra të lënduar pas shpërthimit në një depo

Të paktën 25 persona raportohet se e kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një depo në afërsi të qytetit Chittagong në Bangladesh.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se në disa prej kontejnerëve janë ruajtur lëndë kimike.

Pas këtij shpërthimi, spitalet e zonës janë të mbingarkuar dhe kanë apeluar për dhurim gjaku.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60% deri në 90% të trupave të tyre.

“Shpërthimi sapo më hodhi rreth 10 metra larg vendit ku po qëndroja. Duart dhe këmbët e mia janë djegur,” tha shoferi i kamionit Tofael Ahmed për agjencinë e lajmeve AFP.

(Kosova Sot Online)