Kazakistani në referendum që i jep më shumë fuqi parlamentit

  • A.P /
  • 05 June 2022 - 11:37
Kazakistani në referendum që i jep më shumë fuqi parlamentit

Kazakistani po zhvillon një referendum për ndryshimin e Kushtetutës që i jep më shumë fuqi parlamentit.

Ky reformim po synohet nga presidenti Kassym-Jomart Tokayev dhe vjen pas një sundimi tre dekadësh të Nursultan Nazarbayev.

Një reformim i tillë cilësohet që ta rrjedhojë “Kazakistanin e ri”, raporton Al Jazeera

Synon decentralizimin e vendimmarrjes duke lejuar një përfaqësimi më të madh të grupeve të ndryshme në parlament.

Kështu Tokayev dëshiron t’ia largojë vetës privilegjet që kishte presidenti paraprak.

Pra, parlamenti të ketë ndikim si një mënyrë e demokratizimit më të lartë të vendit.


(Kosova Sot Online)