Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në Lipjan
Sot një person është gjendur pa shenja jete në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai njoftoi se viktima është shtetas i huaj i moshës 26-vjeçare.
“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci.
(Kosova Sot Online)
