Shpërthimi në Bangladesh, rritet numri i viktimave

  • A.P /
  • 05 June 2022 - 14:30
Shpërthimi në Bangladesh, rritet numri i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i viktimave si pasojë e një shpërthmi në një depo kontejnerësh të Bangladeshit, të shtunën.

Zjarri shpërtheu në një objekt kontejnerësh të shtunën mbrëma në Sitakund duke shkaktuar shpërthime të shumta, raporton Alj Jazeera

“Numri i të vdekurve është rritur në 49,” ka thënë Elias Chowdhury, kryemjeku i Chittagong. Ai ka shtuar se më shumë se 300 njerëz janë lënduar nga flakët dhe shpërthimet pasuese.

Gjashtë zjarrfikës janë në mesin e të vrarëve.  E të paktën 21 zjarrfikës, të cilët kishin qenë në vendngjarje duke u përpjekur të shuanin flakët kanë mbetur të plagosur. 

(Kosova Sot Online)