Tunizi: Protestat kundër presidentit u bllokuan nga policia
Një protestë në Tunizi kundër presidentit, Kais Saied, ka përplasur protestuesit me policinë.
Kais Saied gjithnjë e më shumë po e zgjeron pushtetin e tij. Ai në korrikun e vitit të kaluar e kishte shkarkuar qeverinë si dhe pezulloi parlamentin.
Ai po ashtu muajin e ardhshëm organizon një referendum për ndryshime kushtetuese, raporton Al Jazeera
Por lëvizjet e tij po kundërshtohen edhe në rrugë. Pesë parti të vogla politike protestuan me pankartat “Komisioni i presidentit = Komisioni i Mashtrimit”.
Dyshojnë se referendumi do të manipulohet e kjo të çojë në zgjerimin e mëtutjeshëm të presidentit aktual
(Kosova Sot Online)
