Haradinaj e ‘formon’ pahiri një tjetër bashkësi të komunave
Ramush Haradinaj u rizgjodh sot kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në njoftimin e bërë në Facebook ku i falënderoi delegatët e kuvendit zgjedhor të AAK-së, Haradinaj e futi dikund Asociacionin e Komunave.
“Asociacioni i komunave të Aleancës”, thuhet në një pjesë të postimit të Haradinajt. Duket se rastësisht, Asociacioni, si një nga temat më të diskutuara në vebdm iu fut kreut të AAK-së edhe në këtë postim.
“Delegatë të Kuvendit të IX Zgjedhor të AAK-së. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe votën plebishitare që ta udhëheq Aleancën edhe për katër vitet e ardhshme. I lumtur që në këtë kuvend, u morën disa vendime shumë të rëndësishme që do të kenë efekt të jashtëzakonshëm në jetën politike, jo vetëm të Aleancës. Asociacioni i komunave të Aleancës, depërtimi i organizimit tonë në çdo vendbanim të Kosovës dhe trupat e ekspertëve në fushat më të rëndësishme, janë përgjigja më e mirë e Aleancës ndaj oportunistëve dhe popullistëve në skenën politike të këtij vendi”, shkroi Haradinaj.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me frymën e unitetit që sot e pashë në Kuvendin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleancë, na priftë e mbara!”, shtoi ish-kryeministri
(Kosova Sot Online)
