Haradinaj për kërkesat e veteranëve: I kemi të njoma plagët

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 16:41
Haradinaj për kërkesat e veteranëve: I kemi të njoma plagët

Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët mbajtën para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë.

Haradinaj i ka vlerësuar si modeste kërkesat e veteranëve dhe sipas tij, mostrajtimi i tyre është ‘mëkat kombëtar’. 

Postimi i plotë:

Protesta e sotme paqësore e Veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri.

Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar.

I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë.


(Kosova Sot Online)