Abdixhiku: Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 15:46
Abdixhiku: Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se dyert e debatit në partinë që ai drejton janë të hapura.

Këto komente ai i bëri pasi  është takuar me një delegacion njëzet anëtarësh – doktorantë e profesorë universitarë nga Gjermania.

“Pjesëmarrësit, bursistë të KAS, së bashku me profesoreshën dhe nënpresidenten e fondacionit, Dr. Beate Neuss, shprehën interesim për gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen që si shoqëri po synojmë.”, ka thënë Abdixhiku. “Studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare e të çështjeve të sigurisë shtruan pyetje e tema diskutimi mbi ambiciet tona euro-atlantike si shtet dhe vizionin tonë politik si parti”.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se këto takime do të mbahen në vazhdimësi. 

(Kosova Sot Online)