Rusia akuzohet që po shkakton krizë botërore ushqimore

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 16:53
Rusia akuzohet që po shkakton krizë botërore ushqimore

Rusia është akuzuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel se kanë shkaktuar krizë ushqimore dhe gjasat janë që kjo të thellohet.

Pas kësaj deklarate i dërguari rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya, është larguar nga salla ku po mbahej takimi i Këshillit të Sigurimit

Rusia ka bllokuar disa porte ukrainase, duke e penguar kështu eksportin.

Dy vendet e përfshira në luftë janë eksportues të mëdhenj të grurit dhe produkteve të tjera esenciale ushqimore.

Konflikti ka shkaktuar ngritje të çmimeve nëpër tregjet ndërkombëtare, përfshirë edhe Kosovën. 

(Kosova Sot Online)