Çmimet e naftës rriten për 10 cent brenda pak minutash në Kosovë
Luhatja e çmimeve të derivateve në pompat e Kosovës, nuk është risi tashmë, ndërsa e vërteta e vetme në këtë mes, është se çmimet vetëm po rriten.
Vetëm sot, sinjalizuesit kanë denoncuar dy raste të tilla, në dy pompa të ndryshme derivatesh
Madje, këta sinjalizues pretendojnë se çmimet po ndryshojnë brenda pak minutash, ku nga 1.64, çmimi është rritur për 10 centë.
Sipas çmimi i naftës është 1.74 ndërsa i benzinës 1.76.
Ndryshe, një litër naftë në Gjermani shkon në 2.06 euro, 1.76 euro në Luksemburg, 1.84 euro në Austri dhe 1.89 euro në Francë.
(Kosova Sot Online)
