Mediat serbe i japin hapësirë “parashikimit dramatik” të Edi Ramës

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 16:44
Mediat serbe i japin hapësirë “parashikimit dramatik” të Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar sot në Ohër, duke i ndërlidhur me luftën në Ukrainë, se po vjen koha kur një kokërr gruri do të peshojë sa një thes me grurë ndërsa një kilovat rrymë do të jetë sa një megavat.

Kjo, sipas tij, flet për nevojën e një bashkëpunimit më të madh në rajon në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Tutje “Novosti” ka cituar Ramën duke thënë se në muajin shtator në Beograd do të mbahet panairi i parë i ushqimit, verës dhe turizmit në të cilën do të ftohen të gjithë biznesmenët e shteteve të Ballkanit të Hapur.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se do të organizohet edhe një takim për sigurinë e ushqimit, ndërsa në samitin e ardhshëm të Ballkanit të hapur temë do të jetë siguria energjetike.

“Duam që të kemi dialogun më të mirë të mundshëm, duam që të jemi 6 anëtarë në Ballkanin e Hapur.

(Kosova Sot Online)