Pse u arrestua Zafir Berisha

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 17:10
Pse u arrestua Zafir Berisha

Është arrestuar ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zafir Berisha, pasi dyshohet se sulmoi disa zyrtarë policorë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia në Prizren, pa mohuar ose pohuar se bëhet fjalë për Berishën.

Nga Policia thanë se Berisha i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.

Ai, momentalisht është duke u intervistuar nga ana e zyrtarëbe policorë dhe ngarkohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. 

(Kosova Sot Online)