Hovenier për takimin me Abdixhikun: Patëm një diskutim të mirë
Ambasadori i Kosovës, Jeff Hovenier ka treguar për takimin që ka pasur gjatë ditës së sotme me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Hovenier ka thënë se pati një diskutim të mirë me zyrtarët e LDK-së për një sërë prioritetesh të përbashkët.
Ndër të tjera Hovenier ka thënë se opozita e përgjegjshme politike luan një rol kritik në shoqëritë demokratike.
“Me ftesë të lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (@LDKzyrtare), pata një diskutim të mirë me zyrtarët e LDK-së për një sërë prioritetesh të përbashkëta. Opozita e përgjegjshme politike luan një rol kritik në shoqëritë demokratike”, shkruan Hovenier.
Një takim të ngjashëm Hovenier ditë më parë pati edhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Aty ishte diskutuar edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.
(Kosova Sot Online)
