Kadaj: Pse e përkrah Amerika Ballkanin e Hapur, nëse po i konvenuaka Rusisë e Kinës?

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 21:34
Kadaj: Pse e përkrah Amerika Ballkanin e Hapur, nëse po i konvenuaka Rusisë e Kinës?

Donika Kadaj-Bujupi thotë se zyrtarët amerikanë po përkrahin Ballkanin e Hapur. Ajo thotë se, nuk e kupton hezitimin e Kosovës, për t’iu bashkuar kësaj nisem rajonale.

“Ka munguar vetëm Kosova e cila s’ka qenë e gatshme as të diskutojë ose të jetë aty e të paktën të informohet se për çka po bëhet fjalë”, tha Kadaj-Bujupi

“Kjo fobia se Serbia na dominon sepse është më e fuqishme s’duhet me qenë argument për me na lënë të izoluar”, shtoi ajo.

“Pse është kjo ndjenjë e frikës dhe ideja me ndejt të izoluar. Unë më shumë e shoh si një far teme sa me mbajt vëmendjen te një diçka që mundet me kanë kërcënim te Rusia e te Kina e që është krejt abstrakte. A po mendoni që zyrtarë të lartë amerikanë dalin në një konferencë edhe i japin përkrahje zyrtarisht, aty ku përfiton Rusia dhe Kina. Pse kish me ndodh kjo?”, tha Kadaj-Bujupi.

(Kosova Sot Online)