Publikohet fotografia e Thaçit dhe Kurtit nga koha e luftës

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 22:41
Publikohet fotografia e Thaçit dhe Kurtit nga koha e luftës

Një fotografi e vjetër nga koha e luftës, ku shihen së bashku kryeministri aktual Albin Kurti dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, është publikuar sot.

Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte drejtor politik i UÇK-së, ndërsa Albin Kurti ishte i angazhuar në Zyrën e Përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi.

Në fotografinë e publikuar, Thaçi e Kurti duken të jenë afër dhe fizikisht dhe jepet përshtypja që Thaçi po komunikon diçka me Kurtin.

Para tyre, shihet Adem Demaçi derisa ecën.

Kjo fotografi nuk është publikuar asnjëherë më parë.

(Kosova Sot Online)