Breshri i madh i sosi të mbjellat e fermerëve të Lipjanit

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 21:18
Breshri i madh i sosi të mbjellat e fermerëve të Lipjanit

Shportat për vendosur dredhëzat të cilat ishin gati për treg i kishte lënë në një vend, por ato, fermeri Mehdi Bresilla nga fshati Llugaxhi i Lipjanit nuk mundi t’i përdorë pasi që dredhëzat i dëmtoi breshëri që ra një ditë më herët.

Kjo ishte sasia dhe madhësia e breshrit që mbuloi një fshatin Llugaxhi.

Dëme Bresilla pati edhe në kulturat e tjera Gjithashtu edhe disa ari tokë te mbjella me speca ishin nuk kishin shpëtuar.

Por, sa është vlera e përgjithshme sipas fermerit, që dje iu dëmtua prodhimtaria bujqësore.

Ai thotë se shuma e saktë e  dëmeve  do të kuptohet më vonë.

Kurse fermeri Fatmir Gashi që gjithashtu vjen nga i njëjti fshat, thotë se afro 30% e sipërfaqes prej 250 ari tokë të mbjellura me shalqi, i shkoi dëm.

E fermeri Gashi ka një lutje edhe për ministrin e bujqësisë, Faton Peci.

Kurse nga Komuna e Lipjanit thonë se tashmë janë marrë veprime për të  parë pasojat në teren.

Reshje të shiut dhe breshëri janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)