Tentoi ta vjedhë naftën e kompanisë, kapet nga policia

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 22:33
Tentoi ta vjedhë naftën e kompanisë, kapet nga policia

Një person është kapur duke vjedhur naftën e një kompanise për shtrimin e rrugëve në Prizren.

Rreth orës 20:00, dikush e shfrytëzoi si mundësi për ta vjedhur naftën.

Por, i njëjti nuk arriti ta kryejë misionin me sukses.

Policia me të pranuar informatën, erdhën në vendngjarje, në rrugën “Kastriotët” në periferi të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë tregoi për televizionin se si policët e zunë në flagrancë të dyshuarin dhe e arrestuan atë.

Personi që dyshohet të ketë kryer këtë vepër tanimë gjendet në mbajtje dhe rasti po hetohet nga organet prokuroriale në Prizren.

(Kosova Sot Online)