Nryshimet klimatike kërcënim më i madh sesa lufta

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 13:35
Nryshimet klimatike kërcënim më i madh sesa lufta

Ministri i Fixhit, Inia Seruiratu, ka thënë të shtunën se ndryshimet klimatike janë kërcënim më i madh sesa lufta.

Fixi është një vend në Paqësorin Jugor dhe kërcënohet shumë nga ndryshimet klimatike.

Këto komente Inia Seruiratu i bëri gjatë një samiti aziatik që po mbahet në Singapor.

“Mitralozat, avionët luftarakë  nuk janë shqetësimi ynë kryesor i sigurisë. Kërcënimi i vetëm më i madh për vetë ekzistencën tonë është ndryshimi i klimës”, ka thënë ai, raporton BBC.

Ai foli për pasojat që po shkaktojnë e do të pasojnë nga ndryshimet klimatike.

“Kjo kërcënon vetë shpresat dhe ëndrrat tona për prosperitet. Ndryshimet klimatike shkatërruese të shkaktuara nga njerëzit”.

E për ndryshimet klimatike organizohen forume mes fuqive të mëdha për ta shmangur rrezikun që shkaktojnë këto ndryshime në planet. 

(Kosova Sot Online)